Jump to content

BMW

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bayerische Motoren Werke AG
LlojiAktiengesellschaft
(ISINDE0005190003, FWBBMW)
IndustriaAutomotive
Themeluar në1913 nga Karl Friedrich Rapp
Zyrat qendroreGjermania München, Gjermani
Njerëzit kyç
Gjermania Dr. Norbert Reithofer, Chief Executive Officer
ProdhimiAutomobile
Motoçikleta
Fitimet 7,3 miliard (2019)
13.999.000.000 Euro (2022) Edit this on Wikidata
18.582.000.000 Euro (2022) Edit this on Wikidata
Total assets228.034.000.000 Euro (2019) Edit this on Wikidata
Numri i punëtorëve
133,778 (2019)
SubsidiariesMINI
Rolls-Royce
Faqja e internetitwww.bmw.com

Bayerische Motoren Werke AG (BMW), shqip: Fabrika Bavareze e Motorëve, është një prodhues gjerman i automobilëve dhe motoçikletave. Kompania është themeluar në vitin 1916 s'i një prodhues i motorëve të aeroplanëve. Prodhimin e motorëve të aeroplanëve e filloi nga viti 1917 deri në vitin 1918 dhe e rifilloi në vitin 1933 deri në vitin 1945.

BMW, së bashku me MINI dhe Rolls Royce, përbëjnë tre nga gjashtë brendet e makinave në kompaninë shumëkombëshe gjermane BMW Group. Ndërsa motoçikletat tregtohen nën brendin BMW Motorrad. Selia e BMW-së ndodhet në Mynih, Bavari. BMW prodhon makinat e saj në vende të ndryshme të botës, s'i në: Gjermani, Brazil, Kinë, Afrikë të Jugut, Britani të Madhe, SHBA, Indi etj.

Në vitin 2015, BMW renditej në vendin e tetë në botë për nga numri i prodhimit të mjeteve motorike, me 2,279,503 automjete të prodhuara.

Historia e kompanisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Otto Flugmaschinenfabrik u themelua në vitin 1910 nga Gustav Otto në Bavari. Firma u riorganizua më 7 mars 1916 dhe mori emrin Bayerische Flugzeugwerke AG. BMW ishte themeluar s’i një kompani që prodhonte motorë për avionët ushtarak, me emrin “Bayerische Flugzeugwerke AG” (Fabrika Bavareze e Avionëve) ndërsa në vitin 1922 e mori emrin që e mban edhe sot, megjithatë emri BMW daton që nga viti 1913, kur kompania origjinale që përdori këtë emër u themelua nga Karl Rapp (fillimisht s’i Rapp Motorenwerke GmbH). Në vitin 1922 emri dhe asetet e prodhimit të motorit iu transferuan Bayerische Flugzeugwerke, i cili e miratoi edhe emrin BMW po atë vit.

Produkti i parë i kompanisë ishte një motor avioni me gjashtë cilindra, ku BMW e emëroi me emrin“Illia”. Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, BMW u detyrua që të ndal prodhimin e motorëvë të aeroplanëve, për shkak se Traktati i Versajës (1918), ndalonte Gjermaninë të prodhonte armë, gjatë kësaj kohe BMW filloi të prodhonte pajisje bujqësore, frena të trenave, motorë të motoçikletave etj. Më vonë BMW filloi prodhimin e tërësishëm të motoçikletave. BMW prodhoi motoçikletën e saj të parë në vitin 1923, R32. BMW u fut në rendin e prodhuesve të makinave në vitin 1928, kur bleu Fahrzeugfabrik Eisenach, e cila në atë kohë prodhonte veturën Austin 7, nën brendin Dixi. Vetura e parë e shitur s’i një BMW, ishte BMW Dixi, një përditësim i brendit Dixi, por i quajtur BMW 3/15. Gjatë viteve ’30, BMW e zgjeroi gamën e saj në makina sportive dhe makina luksoze më të mëdha. Motorët e avionëve, motoçikletat dhe automobilat ishin produktet kryesore të BMW-së deri në Luftën e Dytë Botërore. Gjatë Luftës së Dytë, BMW u përqëndrua vetëm në prodhimin e motorëve të avionëve, ndërsa prodhimi i automjeteve pushoi tërësisht. Gjatë luftës fabrikat e BMW-së ashtu si të prodhuesve tjerë gjermanë të veturave u bombarduan rëndë. Ndërsa në objektet e saj të mbetura në Gjermaninë Perendimore nuk lejohej prodhimi i automobilëve dhe avionëve. Kompania vazhdoi të mbijetonte duke prodhuar motoçikleta dhe disa produkte të tjera. Në vitin 1948 BMW e rifilloi prodhimin e motoçikletave, ndërsa në vitin 1952, në Bavari BMW e rifilloi edhe prodhimin e automobilëve me sallonin luksoz BMW 501.

Diapazoni i makinave u zgjerua në vitin 1955, përmes prodhimit të mikro-veturës Isseta, prodhimi i të cilës ishte nën liçensë. Shitjet e ngadalta të makinave luksoze dhe fitimet e vogla me mikro-veturat, nënkuptonte që BMW ishte ne telashe serioze financiare dhe në vitin 1959 gati u ble nga rivali i saj Daimler-Benz. Një investim i madh në BMW nga Herbert Quandt dhe Harald Quandt, bëri që kompania të mos blihej nga Daimler-Benz, por të funksiononte s’i kompani më vete. Kompania në vitin 1959 lançoi një kupe sportive me emrin BMW 700, shitja e saj e suksesshme ndihmoi në rimëkëmbjen e BMW-së. Prezantimi më 1962 i sedanëve kompakt BMW New Class ishte fillimi i reputacionit të BMW-së s’i prodhuesi kryesor i makinave të orientuara drejt sportit. Gjatë gjithë viteve ’60, BMW e zgjeroi gamën e saj duke shtuar modele kupe dhe sedan luksoz. I pari që i’u shtua ‘’Klasës së Re'’ të BMW-së ishte sedani me madhësi të mesme BMW Seria 5 i cili u zhvillua në 1972, i ndjekur nga sedani kompakt Seria 3 në vitin 1975, e që vazhdoi me kupen luksoze Seria 6 në vitin 1976, deri tek sedani i madh luksoz Seria 7 më 1978. Po atë vit, divizioni sportiv M lëshoi në treg super veturën e saj të parë e cila ishte me motor të mesëm, BMW M1, ku u pasua nga BMW M5 në 1984 dhe BMW M3 në 1986, Gjithashtu në 1986, BMW prezantoi motorin e saj të parë V12 në sedanin luksoz 750i.

Kompania bleu grupin Rover (Rover Group) në 1994, megjithëse zotërimi i këtij grupi, po i shkaktonte humbje të mëdha financiare BMW-së. Në vitin 2000 BMW shiti shumicën e markave Rover, duke mbajtur vetëm markën Mini. Në vitin 1998, BMW gjithashtu fitoi të drejtat për markën Rolls-Royce nga Vickers Plc.

Në vitin 1996 BMW prezantoi Z3, një roadster me dy ulëse i cili ishte i pari roadster nga BMW i prodhuar në masë dhe jo në numër të kufizuar s’i Z1. Ndërsa në vitin 1999 BMW zgjeroi gamën e saj të veturave duke prezantuar SUV-në e saj të parë BMW X5.

Ky seksion përfshin një listë të referencave lexim, të lidhura apo të lidhjeve të jashtme, por burimet e këtij neni mbeten të paqarta, sepse ajo i mungon citate inline. Ju lutemi të përmirësuar këtë artikull duke futur citate më të saktë. (Korrik 2012) BMW bimore në Leipzig, Gjermani: saldim Spot i makinave BMW 3 seri me organet Kuka robots industriale.

Në vitin 2006, grupi BMW (duke përfshirë Mini dhe Rolls-Royce) prodhuar 1.366.838 automjete katër rrota, të cilat janë të prodhuara në pesë vende. [21] Në vitin 2010, ajo prodhuar 1.481.253 automjete me rrota dhe katër-112271 Motorcycles (nën dy BMW dhe Husqvarna llojeve). [2]

BMW X3 (E83) është bërë nga Magna Steyr, një filial i Magna të Kanadasë, në Grac, Austri nën licencën nga BMW deri në vitin 2010. Më shumë se 45.973 ishin prodhuar në vitin 2009. Duke filluar tetor 2010, BMW X3 i ri (F25) është prodhuar në SHBA BMW Co Prodhim, Greer, Spartanburg County, South Carolina, USA

Është raportuar se rreth 56% e BMW-markë automjeteve të prodhuara janë mundësuar nga motorët benzinë ​​dhe pjesa e mbetur 44% janë mundësuar nga motorët me naftë. Prej atyre automjeteve benzinës, rreth 27% janë katër-cilindër modele dhe rreth nëntë për qind janë tetë cilindra modele. [22] BMW gjithashtu ka operacion të asamblesë lokale duke përdorur goditje të plotë poshtë komponentët në Tajlandë, Rusi, Egjipt, Indonezi, Malajzi dhe Indi , për 3, 5, 7 seri dhe X3. [20].BMW sot renditet në vendin e 1 për vetaurat më sportive dhe më të sigurtat në botë